TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për shtyp. Ndërkohë që pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti tha se “e ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani, këtu në Ukrainë”.
Duke folur së bashku me liderët polakë dhe lituanezë, Zelensky tha: “Ne jemi unanim në vlerësimin tonë për krimet e Federatës Ruse. Ky është një akt tjetër agresioni kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, integritetit tonë territorial.”
Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë. Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA do të sanksionojë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Prania ushtarake e Federatës Ruse në territorin e okupuar të Donbasit është fshehur pas uniformës separatiste”, tha ai.