TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elon Musk ka thënë se sistemi i internetit satelitor "Starlink", i vendosur në Ukrainë deri më tani i ka rezistuar përpjekjeve gjithnjë e më të shpeshta të hakerave ruse.
Musk, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore SpaceX , e cila operon me rrjetin Starlink, njoftoi se "Starlink" ishte aktiv në Ukrainë në shkurt , menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak të vendit.
Qysh atëherë, "Starlink" është përdorur si një metodë komunikimi brenda Ukrainës ku infrastruktura vendase e internetit mund të mos jetë e disponueshme për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
“Starlink i ka rezistuar përpjekjeve ruse të bllokimit dhe hakerimit të luftës kibernetike deri më tani, por ata po i shtojnë përpjekjet e tyre”, shkruan Musk në twitter.