TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka deklaruar sot se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte.
“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte, dhe ne jemi për barazi dhe siguri individuale për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”, thuhet ndër tjera në një deklratë të publikuar nga Kremlini.
Këto komente vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se botën sot se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”.
Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres dha një paralajmërim të tmerrshëm sa i përket takimit të nivelit të lartë për të rishikuar traktatin historik 50-vjeçar, që synon parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Ai theksoi se lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i armëve bërthamore në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Azi, i bëjnë dy rajone të “shkojnë drejt katastrofës”.