TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy motra, 15 dhe 17 vjeç, u goditën dhe u vranë nga një tren me shpejtësi të lartë në tranzit në stacionin Riçione (Rimini) me destinacion Milanon.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Nga informacionet e para, dy të rejat u panë teksa mbërritën në stacion dhe tentonin të kalonin shinat, duke u lëkundur. Hetimet po vijojnë nga policia hekurudhore dhe karabinierët.
Treni ishte nisur nga Peskara ndërsa kishte destinacion Milanon.
Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra, raportojnë mediet italiane.
Kryetarja e Bashkisë së Riçiones tha se, e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen.