BOTA, 4 Mars 2025, 14:43

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj, përmbytje masive në Ishujt Kanarie në Spanjë

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj, përmbytje masive në Ishujt

Moti i keq ka përfshirë Spanjën. Ishujt Kanarie janë goditur nga reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë edhe përmbytje të mëdha gjatë 24 orëve të fundit. Siç shihet edhe nga videot e shpërndara, rrugët janë të bllokuara, ndërsa uji ka marrë përpara edhe automjete.

Rreth 80 njerëz u bllokuan në një supermarket në Tenerife. Autoritetet vendase lëshuan alarmin, duke paralajmëruar qytetarët që të mos lëvizin pasi janë të rrezikuar, derisa sa situata të qetësohet.