BOTA, 9 Dhjetor 2024, 15:36

VIDEO/ Panik në ajër! Tentoi të merrte peng avionin, pasagjerët neutralizojnë agresorin

VIDEO/ Panik në ajër! Tentoi të merrte peng avionin,

Ky është momenti kur pasagjerët neutralizojnë një person, i cili tentoi të merrte peng avionin me të cilin po fluturonin. Incidenti tronditës ndodhi gjatë një fluturimi të linjës ajrore meksikane “Volaris Airlines.” Avioni kishte si destinacion qytetin e Tihuanas në Meksikën qendrore, por gjatë fluturimit, një person tentoi të hapte me forcë derën e kabinës së pilotit, duke kërkuar që avioni të ndryshonte kursin e fluturimit drejt San Diegos.

Pamje video të filmuara Brenda aeroplanit tregojnë momentin kur pasagjerët e tjerë neutralizojnë personin, i cilit do të merrte peng avionin. Sipas një dëshmitari, gjithçka nisi në momentin kur personi sulmoi një nga stjuardesat dhe tentoi të hapte derën e kabinës së pilotit. Ai gjithashtu kërcënoi se do të hapte derën e aeroplanit dhe do të hidhej bashkë me stjuardesën.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e një prej pasagjerëve që e ka neutralizuar agresorin, i cili po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijët. Për shkak të situatës së krijuar, aeroplani është detyruar të bëjë një ulje emergjence në Guadalahara, ku agresori është arrestuar nga policia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FL360aero (@fl360aero)