TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Paris u mbajt sot ceremonia e shumëpritur e rihapjes së katedrales Notre-Dame, simbol i trashëgimisë kulturore franceze dhe botërore. Pas pesë vitesh restaurime intensive që pasuan zjarrin shkatërrues të vitit 2019, rrethh 1500 personalitete nga e gjithë bota u mboldhën në këtë ceremoni madhështore.
Në radhët e të ftuarve ishin personalitete të njohura si presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, princit i Uellsit, Jill Biden, presidenti italian Sergio Mattarella, kryeministrja Giorgia Meloni, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalën e tij falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në restaurimin e katedrales.
“Gjatë pesë viteve, çdo burrë dhe grua që punoi këtu, çdo gjest solidariteti nga çdo cep i botës, ishte vendimtar. Ky projekt dëshmoi forcën dhe madhështinë e njerëzimit,” u shpreh Macron.
Një moment i veçantë ishte parakalimi i zjarrfikësve, të cilët u nderuan për heroizmin e tyre gjatë përballjes me flakët që kërcënuan ta shkatërronin këtë monument historik.
Papa Françesku, edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, dërgoi një mesazh përmes Nuncit Apostolik në Francë, Imzot Celestino Migliore.
“Trishtimi i asaj dite të tmerrshme i lë sot vendin gëzimit dhe krenarisë. Rilindja e kësaj katedraleje është një triumf i besimit, solidaritetit dhe punës së palodhur,” shkruhej në mesazhin e tij.
Rihapja Notre-Dame shënon jo vetëm një moment historik për Francën, por një festë për mbarë botën.