BOTA, 3 Prill 2022, 15:39

Ukrainasit vrasin ushtarët rusë me byrekë të helmuar/ Dy prej tyre gjejnë vdekjen, 28 të tjerë shtrohen në spital

Ukrainasit vrasin ushtarët rusë me byrekë të helmuar/ Dy

Dy ushtarë rusë gjetën vdekjen dhe 28 u shtruan në spital, pasi banorët vendas në rajonin e Kharkiv të Ukrainës u dhanë byrekë të mbushur me helm.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. Në njoftimin e inteligjencës ukrainase, shkruhet se ukrainasit po i rezistojnë pushtuesve rusë me të gjitha mënyrat qoftë edhe duke i helmuar, transmeton BBC. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, trupat rusë që u helmuan ishin nga Divizioni i 3-të i Rusisë. Ministria tha gjithashtu se 500 trupa të tjera ruse u shtruan në spital me “helmim të rëndë nga alkooli”