TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat e lëna pas nga forcat ruse teksa tërhiqen nga Kievi.
Zv/kancelari gjerman, Robert Habeck, në një intervistë për gazetën "Bild" ka deklaruar se ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje.
“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje. Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE”, deklaroi ai.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ishte e tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet.
“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.”