TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka reaguar pas urimit të Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko për Ditën e Pavarësisë, duke e quajtur atë cinik dhe duke kritikuar Minskun që lejoi Rusinë të organizojë sulme nga territori i saj.
“Lukashenko beson me të vërtetë se bota nuk e vëren pjesëmarrjen e tij në krimet kundër Ukrainës. Dhe kjo është arsyeja pse ai me cinizëm na uron një “qiell të qetë” ndërsa lejon që raketat vdekjeprurëse të na godasi", shkroi Podolyak në Twitter.
Deklarata e Lukashenkos më herët të mërkurën ishte në kundërshtim me disa nga deklaratat e tij të fundit për mbështetjen për pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj.