BOTA, 24 Gusht 2022, 11:25

Kreu i NATO-s: Lufta Rusi-Ukrainë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve

Kreu i NATO-s: Lufta Rusi-Ukrainë do të përfundojë në

Lufta në Ukrainë, me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, sipas një deklarate të Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan BBC.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Europë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve.

Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forcat në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne po i mbështesim ata,” theksoi Stoltenberg.