TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës, në një deklaratë për Ditën vjetore të Forcave të Armatosura të Polonisë theksoi se “sot, ashtu si 102 vjet më parë, ne përsëri përballemi së bashku me një armik shekullor”.
Polonia festoi festën kombëtare të forcave të armatosura që përkujton përvjetorin e fitores së vitit 1920 mbi Rusinë Sovjetike në Betejën e Varshavës.
Duke folur polonisht, Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, përshëndeti ushtrinë polake, duke thënë: "Në emër të Forcave të Armatosura dhe në emrin tim, ju përgëzoj me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura Polake. Në Betejën e Varshavës, populli juaj mbrojti shtetësinë e tij dhe shpëtoi Evropën nga pushtimi bolshevik.
Aleati i Polonisë në atë luftë ishte Republika Popullore e Ukrainës.
Sot, ashtu si 102 vjet më parë, edhe një herë së bashku po përballemi me një armik shekullor. I jam thellësisht mirënjohës popullit polak për ndihmën dhe mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë. Ne po luftojmë për lirinë tonë dhe tuajën. Së bashku do të fitojmë".
"Today, just like 102 years ago, we once again face a centuries-old enemy together"
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) August 15, 2022
Ukrainian Army chief Zaluzhnyi greets Poles on Day of ????????Army, celebrated on Warsaw battle anniversary. Then, ????????troops successfully fought alongaide ????????against Soviet Russiahttps://t.co/F1ZlLPIzru pic.twitter.com/wZrn82tAvK