TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev është gjuajtur me bojë të kuqe teksa ai përpiqej të shkonte te memoriali i ushtarëve rusë, në ditën e fitores kundër nazizmit.
Gjatë rrugës për në ceremoninë që mbahej në Varshavë, Andreev u përplas me disa protestues. Protestuesit polakë e ndaluan ambasadorin rus përpara se ai të hynte në varreza dhe e qëlluan me bojë dhe objekte të tjera.
Në duar tubuesit mbanin flamurin e Ukrainës dhe bërtisnin drejt përfaqësuesit rus thirrjet: “fashist” “Ukraina e lirë”, “Ndal luftës”. Për shkak të incidentit delegacioni rus nuk mundi të hynte te varrezat e ushtarëve rusë dhe u shoqërua jashtë zonës së rrezikut me ndihmën e autoriteteve policore.