TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koordinatori i Krizave të OKB-së për Ukrainën dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Amin Awad në një deklaratë si përgjigje ndaj bombardimit të një shkolle që shërbente si strehë në Luhansk ka theksuar ky është “një tjetër kujtim i ashpër i mizorisë së kësaj lufte”.
“Civilët dhe infrastruktura civile duhet të kursehen në kohë lufte; këto detyrime sipas ligjit ndërkombëtar humanitar janë të panegociueshme. Sa më shpejt të kërkojmë një fund paqësor të luftës, aq më mirë për njerëzit këtu në Ukrainë dhe kudo në botë”, u shpreh Awad.
“UNICEF-i dënon fuqishëm një tjetër sulm ndaj një shkolle në Ukrainë mes raportimeve se civilët, duke përfshirë fëmijë, kishin kërkuar strehim në bunkerin e shkollës”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në një deklaratë të dielën, ndërsa shtoi se “Ne nuk e dimë ende se sa fëmijë mund të jenë vrarë ose plagosur në bombardimet e raportuara, por kemi frikë se ky sulm sapo ka shtuar qindra fëmijë që tashmë kanë humbur jetën në këtë luftë.”