BOTA, 22 Korrik 2025, 14:57

U arrestua në Greqi teksa tentoi të arratisej në Dubai, kush e shoqëronte oligarkun moldav? Ish-kreu i demokratëve “zhduku” 1 miliard euro nga buxheti i shtetit!

U arrestua në Greqi teksa tentoi të arratisej në Dubai, kush e

Oligarku moldav Vladimir Plahotniuc, i konsideruar si njeriu më i fuqishëm në Moldavi gjatë viteve 2014–2019, është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës, pak para se të udhëtonte drejt Dubait.

Ndaj tij ishte lëshuar një “alarm i kuq” nga INTERPOL, për përfshirje në një skandal të madh korrupsioni që përfshinte zhdukjen e 1 miliard eurosh nga sistemi bankar i Moldavisë.

Brenda vetëm pesë vitesh, Plahotniuc kishte arritur të zhdukte këtë shumë marramendëse, e cila përfaqësonte rreth 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Moldavisë në atë kohë.

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Moldavisë posedonte katër pasaporta të ndryshme, moldave, rumune dhe ruse. Në fund të marsit, ai kishte siguruar edhe dokumente identiteti meksikane, të falsifikuara, të cilat i kishte marrë nga një shtetas meksikan në emër të një gruaje të re ruse që banon në Dubai, e quajtur Irina Ustina.

Pas vitit 2019, Plahotniuc ishte larguar nga Moldavia, fillimisht duke u strehuar në Turqi. Së fundmi, ai jetonte në Greqi, konkretisht në një vilë luksoze në zonën e pasur të periferisë jugore të Athinës. Sipas burimeve, me të ndodhej edhe Elizaveta Kuznetsova, fituese e kurorës “Miss Moldavia 2019”.

Elizaveta Kuznitova
Elizaveta Kuznitova

Arrestohet edhe ish-deputeti dhe boksier moldav Konstantin Tutu

Autoritetet greke kanë vënë në pranga edhe një tjetër shtetas moldav, ish-deputetin dhe boksierin Konstantin Tutu, ndaj të cilit ishte lëshuar një kërkesë arrestimi ndërkombëtar nga autoritetet ruse për përfshirje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Gjatë kontrolleve, policia greke zbuloi se Tutu kishte pajisje identiteti greke të falsifikuara, përfshirë një kartë identiteti të lëshuar në vitin 2023 nga Seksioni i Sigurisë së Exarcheion-it me të dhëna të rreme, si dhe një pasaportë dhe patentë greke.

Në vitet e fundit, mekanizmat evropianë të drejtësisë kanë sekuestruar prona luksoze që i përkisnin Plahotniuc, një vilë në Zvicër dhe një tjetër në Alpet Franceze.

Konstantin Tutu
Konstantin Tutu