TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka fituar garën e parë zgjedhore të vitit 2024 në ShBA, duke mposhtur me lehtësi disa rivalë republikanë në Iowa.
Agjencia “Associated Press” e shpalli shpejt të mbyllur garën, duke e deklaruar fitoren e Trump, ndërsa ekipet ishin ende duke i numëruar votat. Kjo ishte shenjë se miliarderi kishte epërsi të madhe në garë, raporton gazeta “The Guardian”.
“Ne ishim vend i mrekullueshëm para tri ditëve dhe tani jemi vend në rënie”- tha ai, duke folur para përkrahësve, pasi rezultatet e konfirmuan fitoren e tij.
Më pas Trump dha një varg premtimesh, të cilat do t’i përmbushte në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale, përfshirë shtimin e nxjerrjes së naftës dhe imunitetin e plotë për policë.
“Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Është hera e tretë që ne fitojmë. Por kjo është më e madhja. Dua të përgëzoj Ron dhe Nikin që kaluan një kohë të mirë së bashku. Mendoj se ata të dy ia dolën shumë mirë”, tha Trump.
Gara për vendin e dytë ishte shumë më e ngushtë. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, fitoi në garë me Nikki Haley-n.