BOTA, 15 Janar 2024, 09:03

SHBA kërkesë Izraelit: Ulni intensitetin e sulmeve në Gaza

SHBA kërkesë Izraelit: Ulni intensitetin e sulmeve në Gaza

Uashingtoni ka kërkuar që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza.

Shtëpia e Bardhë u shpreh se ky është momenti i duhur, deklaratë kjo që vjen pasi udhëheqësit izraelitë u zotuan përsëri të vazhdojnë ofensivën e tyre kundër Hamasit.

Ditën e djeshme Benjamin Netanyahu u shpreh se askush nuk mund të ndalojë Izraelin të shkatërrojë Hamasin.

“Ne po vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe sigurinë që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i tha rrjetit amerikan CBS se SHBA-të kishin folur me Izraelin për një kalim në operacione me intensitet më të ulët në Gaza.

“Ne besojmë se është koha e duhur për atë tranzicion. Dhe ne po bisedojmë me ta për ta bërë këtë”, tha ai.