BOTA, 1 Shkurt 2024, 18:20

Tronditet Stambolli, një person i armatosur merr peng 7 punonjës të një fabrike

Tronditet Stambolli, një person i armatosur merr peng 7 punonjës

Një person i armatosur ka marrë peng të paktën shtatë punonjës në një fabrikë të grupit amerikan Procter & Gamble, në periferi të Stambollit.

Sipas mediave turke personi në fjalë ka hyrë në ambientet e fabrikës duke marrë peng punonjësit në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Gaza.

Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen e fabrikës, ndërsa raportohet se pengmarrësi hyri në ambientet e saj rreth orës 15:00.