BOTA, 31 Janar 2024, 18:53

Ngjarje e rëndë në Suedi, sulmohet me granatë ambasada izraelite

Ngjarje e rëndë në Suedi, sulmohet me granatë ambasada

Një granatë është hedhur pranë ambasadës izraelite në Stokholm këtë të mërkurë. Sipas zëvendëskryeministres së Suedisë, Ebba Busch, kjo tregon se urrejtja kundër Izraelit është e frikshme.

“Urrejtja kundër Izraelit është e frikshme. Ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ambasadori izraelit në Suedi e ka cilësuar si një sulm ndal ambasadës dhe punonjësve të saj.

Me ndërhyrjen e skuadrën kombëtare të bombave është bërë e mundur edhe shkatërrimi i këtij ‘objekti të rrezikshëm’.