BOTA, 1 Shkurt 2024, 17:27

Vrasja e tre ushtarëve në Jordani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Momenti më i rrezikshëm në Lindjen e Mesme

Vrasja e tre ushtarëve në Jordani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin po mban një konferencë për shtyp në Pentagon. Austin gjatë fjalës së tij u shpreh se presidenti “nuk do të tolerojë” sulmet ndaj trupave amerikane dhe as ai vetë.

“Shokët tanë të skuadrës u vranë kur një dron goditi ambientet e tyre të banimit. Ne vazhdojmë të mbledhim faktet për këtë sulm vdekjeprurës”, tha ndër të tjera ai.

Sakaq ai theksoi se “ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme”, por SHBA “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”. “Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe të financuara nga Irani janë përpjekur të krijojnë edhe më shumë trazira, duke përfshirë Houthis”, përfundoi Austin.