TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e bashkisë së Filadelfias në SHBA, ku ndodhi aksidenti ajror, konfirmoi më herët numrin e viktimave nga rrëzimi i avionit mjekësor.
Zyrtarja tha se për fat të keq të gjithë personat që ndodheshin në avionin mjekësor kanë humbur jetën.
Mes viktimave janë një 12-vjeçare, nëna e saj dhe katër anëtarët e ekuipazhit.
“Të gjashtë pasagjerët janë vrarë në një avion mjekësor që u rrëzua në një lagje të Filadelfias të premten mbrëma, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryetares së bashkisë.
Kryetarja e bashkisë së Filadelfisë, Cherelle Parker, tha gjithashtu se shumë persona në lagjen ku u rrëzua avioni janë plagosur pasi, avioni ra në një zonë të banuar dhe shpërtheu në flakë.