BOTA, 1 Shkurt 2025, 14:39

Armëpushimi në Gaza, lirohen 183 palestinez, Hamas liron tre pengje të tjerë

Armëpushimi në Gaza, lirohen 183 palestinez, Hamas liron tre pengje

183 të burgosur palestinez lirohen nga burgjet izraelite, pasi Hamasi më parë liroi tre pengje.

Të burgosurit u transferuan nga disa objekte paraburgimi në të gjithë Izraelin në burgjet Ofer dhe Keziot.

Të udhëhequr nga një makina e Kryqit të Kuq, kolona e autobusëve që transportonin disa nga të burgosurit u prit nga turma në Khan Younis ne Gaza.

Ndërkohë qytetarë izraelit u mbodhën në sheshin e pengjeve në Tel Aviv kur ndoqën lirimin e tre të burgosurve nga Hamasi.

Dy qytetar me shtetësi izraelito-frenceze u liruan më vete nga Hamasi dhe ju dorëzuan Kryqit të Kuq.