BOTA, 30 Maj 2026, 10:58

Tjetër incident me dron/ Mbyllet për më shumë se një orë aeroporti i Mynihut në Gjermani, pezullohen fluturimet

Tjetër incident me dron/ Mbyllet për më shumë se një

Një tjetër incident me dron është shënuar, këtë herë në Gjermani. Sipas raportimeve të mediave, aeroporti i Mynihut u mbyll për më shumë se një orë për shkak të pranisë së një droni pranë pistave të fluturimit.

Për pasojë pati edhe pezullime të fluturimeve. Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Gjermani. Autoritetet u kanë kërkuar udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë për në aeroport.

“Rreth orës 9 të mëngjesit, pilotët bënë një vëzhgim të dyshimtë”, konfirmoi për BILD zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Sipas tij, një objekt fluturues potencialisht i paautorizuar u pa në afërsi të Aeroportit të Mynihut.”, raportoi Bild.