TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka propozuar që Bashkimi Evropian të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder si ndërmjetës në bisedimet e paqes me synim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur nga kryeqyteti i Kazakistanit, Putin deklaroi se Schröder është një figurë “e besueshme”, duke theksuar se në zgjedhjen e një ndërmjetësi kriteri kryesor duhet të jetë besimi.
“Kur përmenda emrin e zotit Schröder, kisha parasysh dikë që mund t’i besosh”, u shpreh ai, duke hedhur poshtë kritikat për lidhjet e tij të afërta me ish-kancelarin gjerman.
Sipas presidentit rus, Schröder, i cili drejtoi Gjermaninë në periudhën 1998–2005, do të ishte në gjendje të përfaqësonte interesat e vendit të tij edhe në një rol të tillë ndërmjetësues.
Megjithatë, propozimi është pritur me rezerva nga institucionet evropiane. Udhëheqësit e Bashkimi Evropian nuk e kanë mbështetur idenë që Schröder të marrë rol në negociatat për paqen në Ukrainë.
Putin theksoi gjithashtu se Rusia nuk synon t’i diktojë Brukselit zgjedhjen e përfaqësuesve në një proces të mundshëm negociues, por nënvizoi se nevojitet një figurë që nuk mban qëndrim të ashpër ndaj Moskës. Ai akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian se po shmang dialogun me Rusinë.