TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat në Kazakistan kanë publikuar së fundmi momentet e arrestimit të një burri që ishte përpjekur të shiste veshkën e tij në rrjete ilegale të internetit. Ministria e Brendshme tha se i dyshuari kishte tentuar të shiste organin “një blerësi çfarëdo në internet”, mes të tjerave për të paguar borxhet e bixhozit që arrinin në 15 000 dollarë.
“Ai e kishte vlerësuar veshkën e tij 18 mijë dollarë amerikanë dhe përpiqej ta shiste kujto që i ofronte paratë në rrjetet e errëta të internetit”. “Autori i ofronte përdoruesve të rrjetit trupin e tij, ndërsa operacioni i heqjes së organit duhet të organizohej nga marrësi”, shtonin autoritetet, të cilët i ishin përgjigjur ofertës së jashtëligjshme online dhe i dyshuari kontaktoi.
Oficerët pretendonin të interesuar për transplantin dhe për të paguar. "Zyrtarët e Kokshetau, ndaluan të dyshuarin para transferimit të fondeve," shtonte policia. Në pamjet e publikuara shihen momentet e arrestimit të shkelësit. Hetimet vijojnë për qartësimin e rrethanave.