TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje horror është regjistruar në Kolumbi. Një ushtarak 21-vjeçar ka vrarë me thikë të dashurën e tij, 19-vjeçaren modele rrjeti Isabella Mesa, para se të fuste trupin e saj në një valixhe.
Isabella Mesa, kolumbiania e re që jetonte në Meksikë, kishte udhëtuar drejt qytetit të Medelin, për të festuar me të dashurin Sebastian Villegas ditëlindjen e tij. Por të dielën nëna e Sebastian telefonoi e tronditur në polici për të njoftuar se i biri ushtarak, kishte vrarë Isabella në shtëpinë e tyre. Pas arrestimit Sebastian pranoi krimin duke thënë se kishte futur trupin e të ndjerës në një valixhe në shtëpinë e tyre.
Sipas një të njohuri të Isabella, i cili foli me mediat, çifti natën e festës së të shtunës, kishin bërë një debat të ashpër dhe më pas shkuan në shtëpinë e Sebastian. Sekuenca e ngjarjeve që çoi drejt krimit mbetet ende e paqartë por në seancën gjyqësore të së mërkurës u përmendën detaje të vrazhda.
Prokurori Andrés Felipe Franco Garcés, tha se Isabella kishte pësuar 24 goditje thike, si në trup dhe në krahë, teksa kjo e fundit tregon për veprime mbrojtjeje nga ana e viktimës. Kryebashkiaku i Medellín, Federico Gutiérrez, bëri një thirrje për mbrojtje ndaj grave duke shprehur keqardhje të thellë për femicidin e Isabella. Vrasja e Isabella shënon femicidin e 11 vetëm për këtë vit në Kolumbi, dhe të dytin në qytetin e Medellín.