BOTA, 3 Shkurt 2024, 12:42

Hollywood-i në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i filmit “Rocky”

Hollywood-i në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i filmit

Aktori Carl Weathers, i cili u bë i famshëm me rolin e Apollo Creed në filmat “Rocky”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. 

Lajmi për vdekjen e aktorit të njohur u bë i ditur nga menaxheri i tij, Matt Luber, i cili tha për CNN se Weathers u nda nga jeta në shtëpinë e tij.

“Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme”, tha familja e tij në një deklaratë të dhënë për CNN. “Nëpërmjet kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe është njohur në mbarë botën dhe brezat. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”.

Weathers ka qenë një ish-futbollist, i cili kur konkurroi në audicionet për rolin në filmin “Rocky” s’kishte bërë asnjëherë boks më parë.

Ai arrit të marrë rolin e Apollo Creed në filmin fitues të Oskar dhe në tre seritë e ardhshme të filmit.

Personazhi padyshim u frymëzua nga Muhamed Ali, të cilin Weathers e takoi më vonë.

Weathers gjithashtu ka luajtur në filmin aksion fantastiko-shkencor të vitit 1987 “Predator”, me Arnold Schwarzenegger.