TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë, pas dakordësimit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin për një armëpushim 30-ditor të energjisë.
Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë zyrtare, predidenti ukrainas Voldymyr Zelensky tha në një konferencë për mediat se kushtet e Vladimir Putin tregojnë se ai nuk është gati të “përfundojë” luftën dhe se “synon të dobësojë Ukrainën”.
Udhëheqësi ukrainas, thotë se ai mbështet propozimin për një armëpushim 30-ditor të energjisë, por i duhen më shumë “detaje”.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë për të mos sulmuar energjinë (infrastrukturën) me asnjë armë,” tha ai në një konferencë shtypi në Helsinki.