BALLKAN, 24 Prill 2026, 14:02

Plas keq sherri për tokat, fermerët përleshen dhunshëm me hanxharë dhe thika kasapi!

Plas keq sherri për tokat, fermerët përleshen dhunshëm me

Një incident i përgjakshëm midis fermerëve të bagëtive ndodhi në zonën e Koutaranto, në Lasithi të Greqisë, e cila u prek edhe nga tërmeti i fuqishëm 5,7 ballë ditën e sotme.

Bilanci i përleshjes me thika mes fermerëve rezultoi me një person të plagosur rëndë. Incidenti duket se është shkaktuar nga mosmarrëveshjet për tokën midis një burri 36-vjeçar, dy vëllezërve të moshës 27 dhe 34 vjeç dhe një gruaje 68-vjeçare, sipas “Protothema”.

Mosmarrëveshja e tyre në lidhje me uzurpimin e tokës së vëllezërve nga tufa e burrit doli shpejt jashtë kontrollit.

Sipas informacioneve, gruaja 68-vjeçare duket se e ka fyer 36-vjeçarin, me dy vëllezërit që e kanë sulmuar më pas, njëri me një hanxhar dhe tjetri me thikë, duke e therur dy herë në bark dhe krah.

Burri i plagosur është marrë me ambulancë dhe është dërguar në Spitalin e Agios Nikolaos ku i janë bërë qepje dhe mbetet në spital për një kohë të shkurtër. Policia ka arrestuar dy vëllezërit dhe po mbahen në Stacionin e Policisë së Agios Nikolaos.