BOTA, 4 Prill 2022, 16:34

Vrasjet mizore në Bucha/ Presidentja e Komisionit Europian: BE gati të dërgojë hetues për të dokumentuar krimet e luftës

Vrasjet mizore në Bucha/ Presidentja e Komisionit Europian: BE gati të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të dërgojë ekipe hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.

Ajo ka ndarë një mesazh në Twitter pas një bisede me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke iu referuar vrasjeve mizore në Bucha dhe zonat e tjera të Ukrainës.

Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.

Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e ndërkombëtarëve.