BOTA, 4 Prill 2022, 14:56

Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse në Kharkiv, humbin jetën shtatë persona, plagosen 34 të tjerë

Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse në Kharkiv, humbin jetën

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të reja nga forcat ruse në Kharkiv.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të plagosurve ka edhe tre fëmijë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në një postim në Telegram të hënën se një hetim ishte duke u zhvilluar pasi sulmi u shpalos rreth orës 18:00 me orën lokale.

Forcat ruse thuhet se kanë qëlluar mbi ndërtesa banimi në lagjen Slobidsky të Kharkiv./abcnews.al