BOTA, 15 Korrik 2025, 16:11

Suedia do të furnizojë me armë Ukrainën pas vendimit të Trump: Përshëndesim vendimin e SHBA-së për forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Suedia do të furnizojë me armë Ukrainën pas vendimit të

Suedia ka njoftuar se do të mbështesë përpjekjet për rritjen e furnizimeve me armë për Ukrainën, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë Kievit ndihmë ushtarake me vlerë miliarda dollarë përmes NATO-s, që përfshin edhe sisteme raketore të mbrojtjes ajrore Patriot.

“Ne përshëndesim vendimin e Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të hapur rrugën për dorëzimin e sistemeve Patriot dhe armëve të tjera për Ukrainën”, deklaroi ministri suedez i Mbrojtjes, Pål Jonson, në një koment dërguar për agjencinë Reuters përmes e-maili.

“Suedia do të kontribuojë”, shtoi Jonson, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth formës së mbështetjes që vendi i tij do të ofrojë.