BOTA, 22 Nëntor 2024, 19:55

VIDEO/ Spektakël dhe panik në ajër! Pasagjerët shohin nga avioni shpërthimin e vullkanit

VIDEO/ Spektakël dhe panik në ajër! Pasagjerët shohin nga

Një turiste nga Anglia përjetoi një moment të paharrueshëm teksa fluturonte mbi Islandë dhe pa shpërthimin e fundit vullkanik nga një lartësi e madhe. Fluturimi i saj me avionin e kompanisë easyJet ofroi një pamje të jashtëzakonshme të kraterit Sundhnúks në gadishullin Reykjanes, ku lava e zjarrtë derdhej lumë.

Shpërthimi filloi në orën 23:14 të mbrëmjes së mërkurës pas një tërmeti të vogël, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO). Ky është shpërthimi i dhjetë në tre vite, duke shënuar një epokë të re të aktivitetit vullkanik në rajon.

Pavarësisht spektaklit mahnitës të parë nga avioni, shpërthimi është më i vogël krahasuar me atë të gushtit. Lava po lëviz me ngadalë dhe nuk paraqet rrezik për infrastrukturën.

Megjithatë, autoritetet kanë evakuuar zonat përreth, përfshirë qytetin e Grindavikut dhe atraksionin turistik Blue Lagoon, që do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri të dielën.