BOTA, 31 Dhjetor 2022, 10:46

Shuhet Barbara Walters, legjenda e gazetarisë amerikane

Shuhet Barbara Walters, legjenda e gazetarisë amerikane

Barbara Walters, spikerja e parë e lajmeve e njohur për shumë intervista historike e të guximshme, ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Walters e filloi karrierën e saj në gazetari në vitin 1961 me NBC News dhe u ngjit në radhët e industrisë së dominuar nga meshkujt për të bërë histori duke u bërë bashkë-prezantuesja e parë femër e një programi lajmesh në SHBA, në emisionin e mëngjesit të quajtur Today Show në NBC.

Shuhet Barbara Walters, legjenda e gazetarisë amerikane

“Barbara Walters ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit. Ajo e jetoi jetën e saj pa e kthyer kokën pas dhe ishte një pioniere jo vetëm për gazetaret femra, por për të gjitha gratë”, thuhet në një deklaratë.

Në vitin 1976, Walters iu bashkua ABC News, duke u bërë spikerja e parë grua në një program në mbrëmje.

Shuhet Barbara Walters, legjenda e gazetarisë amerikane

E lindur në Boston në fillimin e Depresionit të Madh në 1929, ajo fitoi 12 çmime Emmy. Barbara u rrit pranë personazheve të famshëm, një arsye që ajo nuk u shfaq kurrë e shqetësuar për t’i intervistuar ata.

Ashtu si çdo president i SHBA-së nga Richard Nixon tek Donald Trump, ajo intervistoi një mori yjesh të muzikës dhe kulturës pop.

Shuhet Barbara Walters, legjenda e gazetarisë amerikane

Gjatë karrierës së saj të gjatë ajo intervistoi edhe një listë të gjatë liderësh botërorë, duke përfshirë kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Margaret Thatcher, Presidentin rus Vladimir Putin, Presidentin Kuban Fidel Castro si dhe  presidentin sirian Bashar al-Assad disa muaj pas një kryengritjeje publike që përfundimisht do të kthehej në luftë civile të vendit.

Shfaqjet e saj, disa prej të cilave ajo prodhoi, ishin  nga më të vlerësuarat në llojin e tyre mes tyre “The View”  i cili debutoi në 1997, ”The Talk” dhe “The Chew”, si dhe “Loose Women” etj. Ajo u tërhoq nga karriera e saj 52-vjeçare në vitin 2014 me një paraqitje të fundit në shfaqjen e saj "The View" ku iu bashkua në program Hillary Clinton dhe Oprah Winfrey.