BOTA, 21 Shkurt 2025, 22:09

Shpërthejnë protestat në Sllovaki/ Qytetarët, kundër politikave pro-ruse, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: “Boll më Fico”

Shpërthejnë protestat në Sllovaki/ Qytetarët, kundër

Mijëra persona kanë dalë në protesta masive në Sllovaki, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit për atë që ata e shohin si një politikë të jashtme që e tërheq vendin më pranë Rusisë.

Kjo është protesta e fundit e organizuar në Sllovaki, tubime të cilat kanë nisur që në muajin janar, që morën shkas nga vizita në Moskë e kryeministrit Robert Fico, i cili u takua me Putin.

“Sllovakia është Europa”, brohoritën turmat në kryeqytetin Bratislavë, së bashku me thirrjet “boll me Fico”.

Fico i dha fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe është në mosmarrëveshje me Kievin për përfundimin e tranzitit të gazit rus.

Katër herë kryeministri, Fico është zotuar të mos japë dorëheqjen.