BOTA, 21 Shkurt 2025, 22:02

Al Jazeera: Pas kërcënimit të Izraelit për shkelje të marrëveshjes, Hamas dorëzon trupin e nënës së binjakëve

Al Jazeera: Pas kërcënimit të Izraelit për shkelje të

Al Jazeera raporton se Hamasi i ka dorëzuar së fundmi Kryqit të Kuq trupin e pengut izraelit Shiri Bibas. Shiri Bibas është nëna e Kfir dhe Ariel Bibas, trupat e të cilëve u kthyen në Izrael nga Hamasi dje.

Grupi gjithashtu dorëzoi një trup të tretë, ADN-ja e të cilit nuk përputhej me asnjë nga pengjet ende në Gaza. Sipas një burimi për Al Jazeera, Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, dorëzuan trupin e Shirit këtë mbrëmje.

Ushtria izraelite ndërkohë ka njoftuar se po verifikon thashethemet e raportuara nga al Jazeera.