TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hetimi për trazirat e vitit të kaluar në Kapitol pritet të ngrejë tre akuza penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump.
Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të kërkojë të ngrihet një akuzë e paprecedentë për kryengritje kundër një ish presidenti amerikan, shkruan BBC.
Paneli pritet të përfundojë raportin përfundimtar javën e ardhshme. Mbështetësit e Trump sulmuan kongresin me 6 Janar të vitit të kaluar për të ndaluar marrjen e presidencës nga Joe Biden.
Trump i ka mohuar të gjitha akuzat. Të premten zëdhënësi i tij Steven Cheung, tha në një deklaratë: “Komiteti i zgjedhur pas 6 janarit mbajti gjykime që janë një njollë në historinë e këtij vendi”.
Komiteti ka planifikuar të mbajë mbledhjen e tij përfundimtare të hënën kur do të zbulohet çdo rekomandim për akuzat.
Përveç kryengritjes, sipas mediave të ndryshme, paneli do të kërkojë që Trump të akuzohet për pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.