TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy gjimnazistë të moshës 16 dhe 17 vjeç janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Çikago në SHBA.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja dyshohet se adoleshentët janë qëlluar nga persona të armatosur në momentin kur ishin duke dalë nga shkolla. Dy automjete kanë ndaluar përpara tyre, persona të mbuluar fytyrën më kapuç kanë dalë jashtë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy gjimnazistëve.
Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëlluar rreth 20 herë me armë zjarri. Ndërkohë nxënësit e identifikuar janë 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.
Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.