BOTA, 26 Janar 2024, 22:02

Arrestohet autori i pengmarrjes në Ulm të Gjermanisë, lirohet pengu

Arrestohet autori i pengmarrjes në Ulm të Gjermanisë, lirohet

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qytetin Ulm të Gjermanisë ku një person mori peng 4 të tjerë, duke i kërcënuar edhe me armë zjarri.

Sipas mediave, ndërkohë mbaheshin peng personat janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Pas të shtënave njerëzit u shpërndanë në panik, ndërsa oficerët e policisë bërtisnin: “Largohuni të gjithë nga këtu! Nuk dihet se kush qëlloi”.

Ndërkohë policia në një deklaratë zyrtare tha se “rreth orës 18:45 ka ndodhur një pengmarrje në një dyqan në Münsterplatz. Në orën 20:20, autori i armatosur doli nga ndërtesa me një peng dhe u largua. Policia përdori armë zjarri. Autori u arrestua. Pengu mbeti i padëmtuar”.

Nuk është ende e qartë sesa persona ishin marrë peng, por fillimisht u raportua për 4.