TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse intensifikuan sot bombardimet nga ajri dhe toka në rajonet lindore të Donbasit në Ukrainë, duke shkatërruar shtëpi në zonat e banuara dhe vrarë një numër civilësh, sipas zyrtarëve ukrainas.
Prersidenti Volodymyr Zelensky tha se bombardimet e kanë kthyer Donbasin në një ferr të vërtetë.
Në Moskë, Ministri i Mbrojtes Sergei Shoigu tha se “çlirimi i Republikës Popullore të Luhanskut do të përfundojë së shpejti”.
Rusia e ka përqëndruar vëmendjen në Donbas, pasi dështoi të merrte Kievin në fazat e para të luftimeve të filluara nga Presidenti Putin më 24 shkurt. Forcat separatist pro-Moskës në këtë rajon kanë 8 vjet që luftojnë kundër forcave ukrainase dhe kontrollonin territore të gjera, edhe para fillimit të agresionit rus.
Forcat ruse sulmuan qytetet Lisiçansk dhe Severo-donetsk, të dyja në rajonin Luhansk të Donbasit, tha sot guvernatori rajonal, Serhiy Haidai. Por sulmi në Severo-donetsk u zbraps, tha ai. Njoftimi nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Dështimet e përparimit të forcave ruse në lindje, pasohen me fushata më të ashpra bombardimesh.
Makineria ushtarake e Rusisë po përballet me rezistencën e Ukrainës, mijëra banorë janë vrarë dhe qytete të tëra janë shkatërruar, në krizën më të rëndë në Evropë në dekada. Rreth një-e-treta e ukrainasve janë larguar nga shtëpitë e tyre, me mbi 6 milionë, që janë larguar nga vendi.
Sipas zbulimit britanik, Rusia pritet të përforcojë operacionet në Donbas, pasi të marrë plotësisht nën kontroll Mariupolin./ VOA