TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka ngritur alarmin mbi bllokimin e porteve të Ukrainës nga Rusia dhe ndikimi që do të sjellë ky konflikt në furnizimet globale me ushqim.
“Mund t’ju them se nga 1-10, ne jemi në nivelin 10 të alarmit për furnizimin me ushqime. Kjo krizë ka përkeqësuar këtë situatë, duke e kthyer në një çështje akoma më serioze” – u shpreh Greenfield për BBC.
“Lufta në Ukrainë, bllokimi i porteve, bllokimi i eksportit të grurit ukrainas, e ka përkeqësuar këtë situatë dhe e ka bërë që kjo të ndihet në të gjithë botën” – thotë më tej ambasadorja.
Në lidhje me çështjen e bllokadës dhe faktin që minat ukrainase janë gjithashtu të pranishme në ujërat përgjatë bregut të Detit të Zi së bashku me anijet ruse, ajo tha se besonte se çështja e minave po diskutohej gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si pjesë e përpjekjve të tij për të bindur të dyja palët që të lejojnë furnizimet brenda dhe jashtë.
“Unë e kuptoj se kjo është pjesë e diskutimeve që Sekretari i Përgjithshëm po bën aktualisht dhe një pjesë e tyre është të kuptojë se si të hiqen ato mina dhe të hapet një lagje humanitare që do të lejojë anijet të shkojnë në portet në Detin e Zi” , tha ajo.