BOTA, 13 Gusht 2022, 18:53

Rusia nuk ndalet, godet zona të banuara në Ukrainë

Rusia nuk ndalet, godet zona të banuara në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar zona të banuara në gjithë Ukrainën, ndërsa luftëtarët e tyre kanë goditur urën e fundit të punës mbi një lumë në Ukrainën jugore nën kontrollin rus, duke dëmtuar aftësinë e Rusisë për të rifurnizuar ushtrinë e saj.

Kryebashkiaku i qytetit Kramatorsk tha se një sulm rus me raketë shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve të premten mbrëma. Kramatorsku është baza lindore e ushtrisë së Ukrainës.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një fshati në periferi të qytetit të Donetsk, kryeqyteti i rajonit të cilin separatistët pro-Moskës e kanë pretenduar që nga viti 2014.

Trupat ruse hodhën gjithashtu qindra predha në rajonet veriore të Ukrainës, Kharkiv dhe Sumy, duke u vënë flakën arave me grurë./VOA