BOTA, 15 Gusht 2024, 18:19

Rritet alarmi në Europë, shënohet rasti i parë me linë e majmunëve

Rritet alarmi në Europë, shënohet rasti i parë me linë

Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve. Personi, sipas BBC, u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i mpox në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.

Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë, ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër.

Shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale, me katër në 100 raste që çojnë në vdekje. Ekzistojnë dy lloje mpox, Clade 1 dhe Clade 2. Ndërsa Clade 2 shkaktoi një emergjencë të shëndetit publik në vitin 2022, tani paraqitet i butë dhe tashmë është shfaqur në Suedi.