BOTA, 2 Shkurt 2022, 11:39

Rihapen universitetet publike në Afganistan, gratë do të jenë në klasa të veçanta

Rihapen universitetet publike në Afganistan, gratë do të

Pas shumë kohësh këtë të mërkurë janë rihapur universitete publike në Afganistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se institucionet janë rihapur sot për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin gushtin e kaluar.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se në këto institucione gratë do të jenë të ndara dhe jo në një klasë me burrat.

Sipas një analisti politik, rihapja e universiteteve në Afganistan përfaqëson “një tregues kritik” në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare të talebanëve.