BOTA, 13 Maj 2022, 22:03

Rajoni i Osetisë në Gjeorgji mban referendum për bashkimin me Rusinë

Rajoni i Osetisë në Gjeorgji mban referendum për bashkimin me

Udhëheqësi i rajonit separatist të Osetisë Jugore, Anatoli Bibilov, ka shpallur një referendum, ku qytetarët do të shprehen nëse duan të bëhen pjesë e Rusisë.

Një deklaratë nga zyra Bibilov tha se një referendum i tillë ishte “aspirata historike” e popullit të tij që të bashkohej me Rusinë dhe votimi do të bëhet më 17 korrik.

Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.

Gjeorgjia pohon se Osetia e Jugut është një territor i pushtuar dhe një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm.