BOTA, 13 Maj 2022, 20:16

Në prag të dorëzimit të kërkesës për anëtarësimin në NATO, Biden bisedon me liderët e Suedisë dhe Finlandës

Në prag të dorëzimit të kërkesës për

Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi këtë të premte një bisedë me liderët e Suedisë dhe Finlandës për t’u treguar mbështetjen e tij “për politikën e dyerve të hapura të NATO-s” dhe për të drejtën e të dy vendeve nordike “për të vendosur vetë të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biden foli me homologun finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, për të diskutuar mbi “bashkëpunimin e ngushtë të mbrojtjes dhe sigurisë” midis vendeve, si dhe përpjekjet e tyre “që synojnë forcimin e sigurisë transatlantike”, tha Shtëpia e Bardhë në përmes një deklarate.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu “partneritetin e ngushtë” për një sërë çështjesh globale dhe “përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për koordinim të vazhdueshëm” për të ndihmuar Ukrainën.