BOTA, 19 Qershor 2024, 23:25

Qipro i përgjigjet kërcënimeve të Hezbollah: Nuk jemi të përfshirë në asnjë operacion ushtarak në Lindjen e Mesme

Qipro i përgjigjet kërcënimeve të Hezbollah: Nuk jemi

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka sqaruar pozicionimin e tij përsa i përket luftës në Lindjes e Mesme, duke theksuar se Qipro nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në ndonjë operacion ushtarak në rajon apo gjetkë.

Kjo deklaratë vjen në përgjigje të komenteve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili paralajmëroi sot se Qipro mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë nëse lejon Izraelin të përdorë portet dhe aeroportet e tij për të shënjestruar Libanin.

Christodoulides thotë se vërejtjet e Nasrallah nuk pasqyrojnë realitetin, por ajo që po tentohet është që të paraqesë një pamje se Qiproja është e përfshirë në operacione ushtarake.

Presidenti qipriot tha se vendi i tij është pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit dhe njihet në të gjithë botën arabe dhe ndërkombëtarisht përmes nismave të tilla, si korridori detar Qipro-Gaza që dërgon ndihma humanitare me anije në Rrip.

Ai thotë se ka rrugë komunikimi me Libanin dhe Iranin nëpërmjet mjeteve diplomatike.