TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Kina nuk i ndez flakët dhe nuk e shfrytëzon situatën për qëllime egoiste dhe është e përkushtuar të promovojë bisedimet e paqes”.
Kjo deklaratë vjen nga Pekini në përgjigje të deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili akuzoi vendin aziatik për mbështetjen e “bazës industriale të mbrojtjes ruse”, duke lejuar kështu Moskën të vazhdojë luftën në Ukrainë.
“Kina nuk furnizon me armë palët në konflikt dhe kryen kontrolle të rrepta mbi eksportet e produkteve me përdorim te dyfishtë. Ne i kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet e SHBA për të përhapur dezinformata të pakuptimta dhe për të hedhur fajin mbi Kinën”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Lin Jiag.