BOTA, 1 Shtator 2023, 17:43

Putin konfirmon takimin me homologun kinez: Shumë shpejt do të bisedoj me Xi Jinping

Putin konfirmon takimin me homologun kinez: Shumë shpejt do të bisedoj

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me homologun e tij kinez, XI Jinping së shpejti.

Kreu i Kremlinit tha se do të takohet me homologun e tij “shumë shpejt”, teksa të dy vendet kanë zhvilluar lidhje të ngushta që nga fillimi i luftës në Ukrainë duke alarmuar edhe Perëndimin.

“Së shpejti do të kemi një takim me presidentin kinez. Ai më quan mikun e tij dhe unë jam i lumtur ta quaj mikun tim, sepse ai është një person që bën shumë për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-kineze”, theksoi Putin.