TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fatal ka rezultuar fati për një 10-vjeçar në Itali, i cili ka humbur jetën pas shpërthimit të një furgoni të një kampingu. Ngjarja ndodhi në Sardenja të Italisë ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës së kampingut ku ndodhej me familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Bados, mes Olbias dhe Golfo Arancit, ku dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga bombola e përdorur për gatimin.
Pas shpërthimit ka nisur një zjarr, i cili ka përfshirë avionë dhe ekipe tokësore të trupës pyjore. Në vendngjarje ndodhen karabinierët dhe zjarrfikësit.